UMSH
Urdheri
Mjekeve Te Shqiperise
 
CSS Menu - Vertical

Pershendetje Nga Presidenti i UMSH!

Mirėsevini nė faqen zyrtare tė Internetit tė Urdhėrit tė Mjekėve tė Shqipėrise, nėpėrmjet tė cilės do tė njiheni me kėtė organizėm dhe zhvillimet brenda tij, si dhe me mjekėt dhe stomatologėt, anėtarė tė kėtij organizmi, tė cilėt janė liēensuar dhe kanė fituar tė drejtėn pėr tė ushtruar profesionin.
  • Urdher Ministri Per Pajisjen e Mjekeve dhe Stomatologeve Me Lejen Individuale Per Ushtrimin e Profesinit
  • Urdher Ministri Per Praktiken Profesionale Te Profesionisteve Te Shendetit
  • FILLON SEZONI I REGJISTRIMIT ZYRTAR PER PROVIMIN E SHTETIT PRILL-MAJ 2012 PRANE ZYRAVE TE KESHILLIT KOMBETAR NGA DATA 23 MARS 2012 DERI ME 03 PRILL 2012. ME POSHTE KENI LISTEN E DOKUMENTACIONIT QE DO DUHET TE DOREZOHET PER TE BERE KETE REGJISTRIM DHE APLIKIMIN.

    Njoftim mbi Regjistrimin Zyrtar per Provimin e Shtetit Prill-Maj 2012

    Formular Aplikimi
  • Urdhėri i Mjekėve tė Shqipėrisė ėshtė Ent Publik, i pavarur, i cili pėrfaqėson interesat e pėrbashkėta tė anėtarėve tė tij dhe rregullon marrėdhėniet midis tyre nė funksion tė publikut. Urdhėri i Mjekėve tė Shqipėrisė (UMSH) u krijua nė vitin 1994 me Ligj tė posaēėm nga Kuvendi i Shqipėrisė, por pėr shkak tė difekteve dhe pasaktėsive tė rėndėsishme qė pėrmbante ky Ligj, ai nuk mori dot atributet si njė Ent Publik i vėrtetė, i pavarur dhe nuk mundi tė merrte fuqishėm funksionet si njė organ i vetrregullimit profesional mjekėsor. Ligji e trajtonte Urdhėrin e Mjekėve si njė strukturė nė vartėsi tė plotė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė.

    Njė riorganizim dhe reformim i UMSH u ndėrmorr vetėm nė vitet 1999-2000. Me hartimin dhe miratimin nga Kuvendi i Shqipėrisė tė Ligjit 8615, datė 01.06.2000 "Pėr Urdhėrin e Mjekėve nė Republikėn e Shqipėrisė", Urdhėri mori formėn dhe atributet e njė Enti Publik tė pavarur. Urdhėri ėshtė i kompletuar me aktet e domosdoshme normative kodifikuese tė veprimtarisė sė tij siē janė: Statuti i UMSH-sė, Kodi i Etikės dhe Deontologjisė Mjekėsore dhe Rregulloret bazė tė cilat rregullojnė dhe mbėshtesin veprimtaritė e tij tė brendshme.

    Aktualisht Urdhėri i Mjekėve ėshtė pozicionuar fort si njė organ i vetrregullimit profesional mjekėsor i pavarur dhe partner efektiv i Ministrisė sė Shėndetėsisė nė marrėdhėnie e bashkėpunim edhe me faktorė dhe aktorė tė tjerė qė veprojnė brenda sistemit shėndetėsor nė Republikėn e Shqipėrisė, por edhe jashtė tij. Urdhėri mban marrėdhėnie bashkėpunimi dypalėshe me shumė organizma homologe tė huaja, dhe ėshtė i anėtarėsuar nė forume tė rėndėsishme ndėrkombėtare si: Shoqata Botėrore Mjekėsore (WMA), Shoqata Botėrore e Autoriteteve Rregullatore Mjekėsore (IAMRA), Forumi Evropian i Shoqatave Mjekėsore dhe OBSH (EFMA-WHO), Konferenca Evropiane e Urdhrave tė Mjekėve (CEOM), Simpoziumi i Urdhėrave dhe Dhomave tė Mjekėve tė Evropės Qėndrore dhe Lindore (ZEVA), Konferenca e Urdhrave tė Mjekėve Euro-Mesdhetare (COMEM), Forumi Mjekėsor i Evropės Juglindore (SEEMF), Shoqata e Urdhrave tė Mjekėve tė Vendeve Mesdhetare tė Evropės (GIPEF) etj.

    Misioni i Urdhėrit tė Mjekėve konsiston nė nxitjen, bashkėpunimin dhe mbėshtetjen pėr arritjen e standardeve tė larta tė edukimit dhe formimit tė vazhdueshėm mjekėsor, tė etikės dhe sjelljes profesionale, si dhe mbrojtjen e tė sėmurėve dhe publikut nga kequshtrimi i mjekėsisė.

    Nė themel tė veprimtarisė sė Urdhėrit qėndron Regjistri themeltar Rajonal dhe Kombėtar i Mjekėve, mbajtja dhe pėrditėsimi i rregullt i tij, duke pasqyruar jo vetėm numrin e mjekėve, lėvizjet, hyrjet dhe largimin e tyre, por edhe rezultatet dhe kreditet e arritura nė edukimin profesional tė vazhdueshėm, specialitetet e fituara, performancėn dhe sjelljen profesionale tė tyre. Nė bazė tė rivlerėsimit periodik tė kėtyre tė dhėnave bėhet vendimmarrja kush hyn nė Regjistėr, kush mbetet dhe kush hiqet nga Regjistri qė pėrfundon me aktin e liēensimit, si hallkė e fundit e kėtij proēesi.

    Organet e Urdhėrit janė Asambletė: Asamblea Kombėtare dhe Asambletė Rajonale, si dhe Kėshillat e Urdhėrit: Kėshilli Kombėtar dhe Kėshillat Rajonale. Asambletė (Rajonale dhe Kombėtarja) mblidhen ēdo 5 (pesė) vjet. Ato zgjedhin pėrkatėsisht Kėshillat Rajonale dhe Kėshillin Kombėtar. Kėshillat Rajonale jane 12, tė organizuara nė bazė qarqesh, sipas ndarjes administrative tė vendit. Urdhėri i Mjekėve ėshtė subjekt me vetfinancim. Burimet financiare janė kuotizacionet e anėtarėve, tarifat e regjistrimit dhe tė dhėnies sė Liēensės pėr Ushtrimin Individual tė Profesionit, donacione tė ndryshme dhe tė ardhura tė tjera tė ligjshme.

    Anėtarėsia e Urdhėrit pėrbėhet nga rreth 6605 mjekė e stomatologė (mjekėt stomatologė) qė ushtrojnė profesionin nė Republikėn e Shqipėrisė nga tė cilėt 5179 janė mjekė dhe 1426 janė stomatologė. Anėtarėsimi nė Urdhėr ėshtė i detyrueshėm. Mjekėt dhe stomatologėt qė ushtrojnė profesionin nė sistemin publik apo privat janė tė detyruar tė pajisen me Liēensėn e Ushtrimit Individual tė Profesionit, dokument i cili konfirmon se mbajtėsi i saj ėshtė kompetent dhe pėrmbush standardet pėr tė ushtruar profesionin.

    Me anė tė strukturave tė tij tė posaēme qė janė Komisionet e Gjykimit Disiplinor Profesional, Urdhėri merret me ata mjekė, performanca dhe pėrshtatshmėria e tė cilėve me standardet e praktikės profesionale vihet nė dyshim. Urdhėri nxjerr Buletinin e UMSH-sė, i cili botohet ēdo 4 (katėr) muaj dhe shpėrndahet falas pėr tė gjithė institucionet shėndetėsore.

    UMSH mbron pacientet dhe publikun nga kequshtimi i profesionit
    Nė qoftė se ju keni ndonje ankesė nė lidhje me kequshtrimin e profesionit nga ana e mjekut, ju lutemi na njoftoni ne nr e tel ++355 4 2 340 458 / ++ 355 4 2 340592
    Home | Rreth Nesh | Our Clients | Testimonials | Price List | Contact Details
    © 2010 UMSH. Te gjitha te drejtat e rezervuara