Botime

Buletini është organ informativ dhe shkencor i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë me numër ISSN 2602562. që ka filluar të botohet në vitin 2000. Aktualisht botohen 3 numra në vit. Në BULETININ e UMSH-së ftohen dhe mund të shkruajnë artikuj të gjithë mjekët e Shqipërisë, si dhe kolegë nga vende të tjera. Materialet dorëzohen pranë Këshillit Kombëtar të UMSH-së (Sekretariati i Buletinit) të regjistruara në disketë PC. Autorët, në hartimin e materialeve duhet të mbajnë parasysh plotësimin e kërkesave të Kodit të Etikës dhe të Deontologjisë Mjekësore, si dhe të plotësojnë disa kërkesa redaktoriale.

Paraqitja e materialeve:

Artikujt duhet të shtypen në disketë PC, me hapësirë dyfishe midis rreshtave. Materiali të dorëzohet në disk ose usb, i shoqëruar me tabela, foto, materiale ikonografike, bibliografi ose të dërgohet në internet në adresën: albmedorder@albmail.com ose kkumsh@gmail.com Në fillim të materialit të shënohet TITULLI, i cili në mënyrë të përmbledhur reflekton përmbajtjen e temës; më poshtë shënohet emri (emrat) i autorit (autorëve), grada ose tituj shkencorë, adresa e institucionit të punës.

Buletini i UMSH-së pranon të botojë:

Artikuj redaksionalë:

  • - Artikuj që lidhen me aspekte sociale, të etikës dhe deontologjisë mjekësore;
  • - Artikuj për probleme organizative, informacione të veprimtarisë administrativo-menaxheriale, juridike, etj.;
  • - Veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare të UMSH-së dhe të institucioneve shëndetësore të vendit;
  • - Paraqitje përgjithësuese dhe tematikë të veçantë mjekësore, me interes më të gjerë për komunitetin e mjekëve;
  • - Të reja shkencore të mjekësisë;
  • - Nga historia e mjekësisë (botërore dhee vendit);
  • - Letra nga lexuesit;
  • - Pyetje dhe përgjigje për çështje të etikës, deontologjisë dhe zbatimit të standardeve profesionale mjekësore.

Materialet që lidhen me përgjithësime dhe tematikë të veçantë mjekësore, mund të shoqërohen edhe me bibliografi, e cila të mos kalojë 20 burime. Buletini i UMSH-së shpërndahet falas për të gjithë institucionet shëndetësore të vendit. Në të mund të botojnë artikuj të gjithë mjekët e vendit dhe të huaj.

BULETINET E VITIT 2024:

BULETINI NR. 2 Maj - Gusht 2024
BULETINI NR. 1 Janar - Prill 2024

BULETINET E VITIT 2023:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2023
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2023
BULETINI Nr. 3 Shtator - Dhjetor 2023

BULETINET E VITIT 2022:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2022
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2022
BULETINI Nr. 3 Shtator - Dhjetor 2022

BULETINET E VITIT 2021:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2021
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2021
BULETINI Nr. 3 Shtator - Dhjetor 2021

BULETINET E VITIT 2020:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2020
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2020
BULETINI Nr. 3 Shtator - Dhjetor 2020

BULETINET E VITIT 2019:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2019
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2019
BULETINI Nr. 3 Shtator - Dhjetor 2019

BULETINET E VITIT 2018:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2018
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2018
BULETINI Nr. 3 Shtator - Dhjetor 2018

BULETINET E VITIT 2017:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2017
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2017
BULETINI Nr. 3 Shtator - Dhjetor 2017

BULETINET E VITIT 2016:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2016
BULETINIi Nr. 2 Maj-Gusht 2016

BULETINET E VITIT 2015:

BULETINI 2015 Pjesa I
BULETINI 2015 Pjesa II
BULETINI 2015 Pjesa III

BULETINET E VITIT 2012:

BULETINI Nr. 1 Janar - Prill 2012
BULETINI Nr. 2 Maj - Gusht 2012
BULETINI Nr. 3 Shtator - Djetor 2012

BULETINET E VITIT 2011:

BULETINI - Nr. 1 - 2011, janar-prill
BULETINI - Nr. 3 - 2011, shtator-dhjetor

BULETINET E VITIT 2010:

BULETINI - Nr. 3 - 2010, shtator-dhjetor


- Mjekesia Defensive
- Pasojat e "Fake News" ne mjekesi