Rreth Nesh

Urdhri i Mjekëve u krijua në bazë të Ligjit 7708, datë 18.05.1993 “Për Krijimin e Urdhrit të Mjekëve” Nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së Mjedisit të asaj kohe u ngrit Komisoni Qëndror i Përkohshëm, i cili hartoi planin për njohjen e këtij organizmi në bashkësinë e mjekëve të të gjithë vendit dhe organizoi zgjedhjet për strukturat e tij. 12 Këshilla Rajonale për të gjithe vendin analogjikisht me ndarjen administrative të territorit të vendit.

FORMULARI I UNIFIKUAR EVROPIAN PËR MBLEDHJEN E TË DHËNAVE TË DHUNËS KUNDËR MJEKËVE (DHE PERSONELIT SHËNDETËSOR)

Meso me shume

U.M.SH

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është një risi e dekadave të fundit në sistemin shëndetësor shqiptar.
Krijimi i tij u arrit si një domosdoshmëri e kohës, si një imperativ në mjekësinë tonë.
Urdhri i Mjekëve është një organizëm që ka shumë kohë që ekziston në shumë vende të qytetëruara të botës.

Artikujt - Urdhri i Mjekeve

Njoftim:

Më datë 20 Tetor 2023, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë mori vendimin që të gjithë mjekët që ushtrojnë profesionin në sektorin shëndetësor publik në Republikën e Shqipërisë, nga muaji Janar 2024 kuotizacioni mujor i anëtarësisë së Urdhrit të Mjekëve nuk do të mbahet më në borderotë e pagave të mjekëve.

Pagesa e kuotizacionit të anëtarësisë nga ana e mjekëve mund te bëhet çdo muaj në shumën prej 400 leke ose një herë në vit në shumën prej 4800 lekë. Numrat e llogarisë ku mund të kryhen pagesat janë:

Emri i Bankës Nr. Llogarisë
1. BANKA KOMB. TREGËTARE 110007420
2. RAIFAISSEN BANK 0100689745
3. TIRANA BANK 0100305773100
4. INTESA SAN PAOLO 1048531801
5. OTP BANK 0100305773100
6. CREDINS BANK 58436
7. ABI BANK 002112198





Në dt.25 Janar deri ne datën 09 Shkurt 2024, pranë zyrave të UMSh-së do të kryhet regjistrimi për Provimin e Shtetit për të gjithë mjeket që kanë përfunduar praktikën profesionale prane UMSH-së.
Dokumentat që duhen dorezuar janë:


1- Libreza e praktikës profesionale e plotësuar
2- Kërkesë me shkrim për regjistrim (kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me kompjuter);
3- Fotokopje e letërnjoftimit;
4- Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare;
5- Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar.
6- Raporti mjeko-ligjor;
7- Dëshmi penaliteti;
8- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
9- 2 fotografi të formatit të pashaportës.
10- Dëshmia e kursit të ndihmës së shpejtë.


Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur të marrin pjesë ose nuk e kanë marrë provimin dhe dëshirojnë të futen në Provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumenta:

1. Dëshmi Penaliteti;
2. Raportin Mjeko-Ligjor;
3. Vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

Të gjithë studentët do të pajisen me një vertetim që kanë përfunduar Praktikën Profesionale, i cili do të përdoret vetëm për regjistrimin në portal e-Albania.