Mbledhja e Përhershme e Këshillit Evropian të Urdhërave të Mjekëve (CEOM)

Shtyp

Nga datat 7-8 Dhjetor 2017, në Paris u zhvillua mbledhja e përhershme e Këshillit Evropian të Urdhërave të Mjekëve. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë u përfaqësua nga Dr. Fatmir Brahimaj, President i këtij organizmi. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë prej vitesh ka patur rolin e vëzhguesit në këtë Këshill, por data 8 Dhjetor 2017 shënon një datë të veçantë për të, pasi me një votim unanim të anëtarëve të këtij Këshilli, Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë u bë anëtari më e ri  me të drejta të plota të Këshillit Evropian të Urdhërave të Mjekëve.

        

Fjala përshëndetëse e Dr. Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë pas anëtarësimit të Urdhrit të Mjekëve në Këshillin Evropian të Urdhërave të Mjekëve (European Council of Medical Orders - CEOM) 8 Dhjetor 2017, Paris

 

Një vështrim i shkurtër mbi CEOM (Këshillin Evropian të Urdhërave të Mjekëve) CEOM

 

UMSH - Te gjitha te drejtat e rezervuara