Rreth Nesh

Urdhëri i Mjekëve krijuar me Ligjin 7708, datë 18.05.1993 "Për Krijimin e Urdhërit të Mjekëve".

Ri-organizuar me Ligjin 8615, datë 01.06.2000 "Për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë", ndryshuar me Ligjin Nr. 9318, datë 18.11.2004 "Për disa ndryshime në Ligjin 8615, datë 01.06.2000 Për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë".

Më 25 Shtator 2014 u miratua ligji i ri Nr. 123/2014 "Për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë" ku anëtarë të Urdhërit të Mjekëve janë vetëm mjekët/mjekët specialistë.

Aktet nënligjore ku mbështet veprimtarinë Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë:

  • Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore;
  • Statuti i Urdhërit të Mjekëve;
  • Rregullorja për Gjykimin Disiplinor Profesional;
  • Rregullorja për Regjistrimin, Anëtarësimin, dhe Liçensimin në Urdhrin e Mjekëve;
  • Rregullorja për "Organizimin e Praktikës Profesionale për Profesionistin e Shëndetësisë në Republikën e Shqipërisë;
  • Rregullorja e Brendshme e Këshillit Kombëtar;
  • Rregullorja e Brendshme e Këshillave Rajonale;
  • Rregullorja e Veprimtarisë Financiare; etj

Organet kryesore të Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë:

  • Asambletë (E Përgjithshmja dhe Rajonalet)
  • Këshillat (Këshilli Kombëtar dhe Këshillat Rajonale)
  • Komisionet Disiplinore (pranë Këshillave Rajonale dhe Komisioni Disiplinor i Shkalles së dytë, pranë Këshillit Kombëtar), etj

Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë është i anëtarësuar në:

  • International Association of Medical Regulatory Authorities (IAMRA)
  • World Medical Association (WMA)
  • European Forum of Medical Associations and Ëorld Health Organization (EFMA/WHO)
  • Symposium of the Central and Eastern European Chambers of Physicians (ZEVA) The South-Eastern European Medical Forum (SEEMF)
  • The South-Eastern European Medical Forum (SEEMF)
  • Conference des Ordres des Medecins Euro Mediterraneens (COMEM)
  • G.I.P.E.F. (Grecia Italia Portogallo Spagna Francia Belgio Cipro Slovenia Lussemburgo Albania)
  • C.O.D.E.