12 MARS DITA EVROPIANE E NDËRGJEGJËSIMIT PËR DHUNËN KUNDËR MJEKËVE
Aktet tronditëse të dhunës ndaj mjekëve dhe profesionitëve të tjerë shëndetetësorë janë bërë kryefjalë e lajmeve muajt dhe vitet e fundit.
Aktet e agresionit mund të shkaktojnë dëme materiale, dhimbje fizike dhe psikologjike, dhe në rastet më ekstreme edhe vdekjen e vetë mjekut.
Megjithatë, mjekët e dinë se ngjarje të tilla dhe shtimi i dhunës ndaj mjekëve i paraprijnë dukshëm një pandemie.
European Council of Medical Orderes (CEOM) dhe The Standing Committee Of European Doctors ( CPME) u bashkuan në grup pune për të gjetur zgjidhje lidhur me këtë trend shqetësues.
Një nga vendimet e para është krijimi i një dite vjetore ndërgjegjësimi më 12 Mars, ditë e cila synon të rrisë vëmendjen midis profesionistëve shëndetësorë, politikbërësve dhe publikut, dhe të katalizojë veprimet.
Në mënyrë eksplicite synohet të zgjerohej shtrirja e ditës vjetore të ndërgjegjësimit përtej profesionit mjekësor për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, për të theksuar gjerësinë e problemit dhe solidaritetin mes kolegëve. Gjithashtu u ra dakord të zgjerohet koncepti i dhunës për të përfshirë Burnout-in, në njohjen e barrës që paraqet kjo gjendje.
Në Asamblenë e fundit të Përgjithshme të CPME-së në Tetor 2022 u diskutua gjerësisht fenomeni i dhunës ndaj mjekëve dhe burnout-in në sfondin e gjendjes së përgjithshme të jashtëzakonshme që po përjeton fuqia punëtore mjekësore në shumë vende si rezultat i presioneve ekstreme mbi sistemet shëndetësore.
Në vitin 2023 CEOM dhe CPME do jenë të përkushtuar të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta lidhur me këtë temë të rëndësishme për të siguruar që viktimat e dhunës të mos harrohen.
.
Një vështrim historik mbi 25 vjetorin e krijimit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është një risi e dekadave të fundit në sistemin shëndetësor shqiptar. Krijimi i tij u arrit si një domosdoshmëri e kohës, si një imperativ në mjekësinë tonë. Urdhri i Mjekëve është një organizëm që ka shumë kohë që ekziston në shumë vende të qytetëruara të botës.
Njoftime

Ju njoftojmë se në datën 27 Prill 2023 do të zhvillohet provimi për të gjithë mjekët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar).
Provimi i certifikimi do të organizohet si më poshtë:
Në datë 27 Prill 2023, ora 10:00 në sallat e Fakultetit të Mjekësisë (të gjitha specialitetet):
Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe një fotokopje të saj;
- Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.
Faturat e provimit
Programet