Njoftime

Shtyp
MBI REGJISTRIMIN PËR PROVIM E SHTETIT
(MJEKË TË PËRGJITHSHËM)
 

 

Me datën 01.09.2021 fillojnë procedurat e regjistrimit për praktikën profesionale për mjekët e sapo diplomuar.

Regjistrimi kryhen pranë zyrave të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, të ndodhura në Laprakë, Rruga “Dritan Hoxha” Pallati LIM EM (përballë Bankës Procredit bank).

Data 11.09.2021 është data e fundit e regjistrimeve, për sezonin e Provimit të Shtetit të rradhës.

Duhet të paraqiten për regjistrim dokumentet e mëposhtëm:

1. Diplomë e Universitetit sëbashku me listën e notave, e noterizuar (ose vërtetimin original të lëshuar nga Universiteti)

2. Fotokopje dokumenti identifikimi (Letërnjoftim apo pasaportë e vlefshme)

3. Fotografi format pasaporte 3 (tre) copë

4. Vërtetim banimi për ato që kërkojnë të kryejnë praktikën profesionale në Tiranë.

5. Kërkesë për regjistrim në anëtarësinë e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

6. Mandat pagesa me vlerë 6000 lekë për regjistrimin dhe praktikën profesionale, në koordinatat e mëposhtme:

1. BANKA KOMBËTARE TREGTARE             7420/7812                                                        

2. RAIFAISSEN BANK                                      0100689745                                                                    

3. TIRANA BANK                                            0100305773100                

4. INTESA SAN PAOLO                                   1048531801                      

5. BANKA POPULLORE                                   58436

6. CREDINS BANK                                           72438    

 

 

Adresa e re e Keshillit Kombetar te UMSH-se dhe Keshillit Rajonal te UMSH-se, Qarku Tirane
 
Rruga "Dritan Hoxha" Pallati i ri LI-EM, Laprake (prane bankes Pro Credit) Tirane