Drejtuesit UMSH

Shtyp

DR. FATMIR BRAHIMAJ – PRESIDENT I KËSHILLIT KOMBËTAR, TË URDHRIT TË MJEKËVE TË SHQIPËRISË

Dr. Fatmir Brahimaj ka përfunduar studimet si mjek i përgjithshëm në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Fakultetiti i Mjekësisë në vitin 1980.

Nga viti 1980 deri në vitin 1984 ka punuar si mjek i përgjithshëm.

Në vitet 1984-1986 ka përfunduar studimet për specializim në Pediatri të Përgjithshme  dhe menjëherë pas përfundimit të specializimit është caktuar si mjek pediatër në Spitalin e Vlorës (vitet 1984-1989) (1998-2005).

Nga vitet 1989 deri në 1993 ka qenë Shef i Shërbimit të Pneumonologjisë Pediatrike, Spitali Vlorë.

1993-1998, 2005-2015 Shef i Shërbimit të Pediatrisë, Spitali Vlorë.

Dr. Fatmir Brahimaj ka kryer shumë specializime në disa fusha të pediatrisë në vende të ndryshme si Skoci, Itali, Çeki, Zvicës.

Është anëtar i Urdhërit të Mjekëve që prej vitit 1994 dhe është aktivizuar në këtë institucion që prej këtij viti. Ka qenë President i Urdhërit të Mjekëve, Qarku Vlorë për dy mandate, si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë.

Është aktivizuar në të gjitha aktivitet që Urdhëri i Mjekëve ka organizuar. Ka marrë pjesë si përfaqësues i këtij organi në shumë Konferenca Ndërkombëtare ku Urdhëri i Mjekëve është anëtar si në Organizatën Botërore Mjekësore (WMA), EFMA European Forum of Medical Associations - WHO, CPME (Standing Committee of European Doctors), ZEVA Chambers, SEEMF (Southeast European Medical Forum), GIPEF, etj.

Ka botime shkencore dhe është bashkëautori i Materialit Didaktik për trajnimin e mjekëve të përgjithshëm botuar në "PHare Program of EC 1996".

Dr. Brahimaj është njohës i gjuhës angleze, italiane dhe ruse.

I martuar dhe ka dy fëmijë.

 

DRITAN TREPÇA - ZV. PRESIDENT I KESHILLIT KOMBETAR TE UMSH-SE

KONTILIA RAPO - SEKRETARE E PERGJITHSHME E KESHILLIT KOMBETAR TE UMSH-SE

 

 

 

UMSH - Te gjitha te drejtat e rezervuara