Keshillat Rajonale

Shtyp

 

(marre nga neni 22 i statutit te UMSH-se)

Keshilli Rajonal eshte organi me i larte drejtues dhe vendimarres i U.M. te Rajonit midis dy mbledhjeve te Asamblese Rajonale.

Keshillat Rajonale krijohen sipas ndarjes administrativo-territoriale ne baze Prefekture (qarku). Ne zona te veçanta me vendim te Keshillit Kombetar mund te ngrihen seksione apo keshilla nenrajonale (zonale) me ministrukture te specifikuar.

Keshilli Rajonal perbehet nga:

a- 5-7 anetare te zgjedhur nga Asamblea Rajonale sipas kritereve te percaktuara ne kete Statut. Keshilli Rajonal i Tiranes perbehet nga 7-9 anetar

b- Anetare te kooptuar nga vete keshilli per zevendesim te anetareve qe eventualisht jane larguar;

Keshilli Rajonal zgjedh Presidentin dhe Zevendesin i tij. Mandati i Presidentit eshte 5 vjet, me te drejten e nje rizgjedhje. Funksioni i tyre eshte i papajtueshem me funksione te tjera drejtuese te administrates shteterore, apo forume drejtuese partiake.

Keshilli Rajonal emeron dhe shkarkon Sekretarin e tij, i cili duhet te jete me arsim te larte dhe preferohet mjek.

Per te permbushur funksionet e detyrat e tij Keshilli Rajonal:

  1. Krijon dhe mban te azhornuar Regjistrin e Mjekeve duke pasqyruar ne te çdo ndryshim ne karieren e tyre profesionale.
  2.  Pajis mjeket me Lejen Individuale per Ushtrimin e Profesionit.
  3. Siguron zbatimin e vendimeve dhe udhezimeve te Keshillit apo te Aparatit Qendror te Keshillit Kombetar
  4. Kryen veprimtarite per njohjen dhe ndergjegjesimin e bashkesise se mjekeve e stomatologeve te juridiksionit te vet me aktet normative, misionin, synimet, funksionet dhe detyrat e Urdherit.
  5. Analizon periodikisht veprimtarite e Urdherit dhe organizmave te tij ne Rajon.
  6. Bazuar ne rregulloren e Gjykimit Disiplinor Profesional, organizon proçeset disiplinore te shkalles se pare.
  7. Sensibilizon dhe informon publikun per funksionin dhe kompetencat e Urdherit, me veprimtari te drejtperdrejta me kontigjente te publikut ose nepermjet mediave.
  8. Krijon komisione apo grupe pune te perkohshme ne perputhje me veprimtarine e tij. Per kete njofton paraprakisht Aparatin Qendror te Keshillit Kombetar.
  9. Perfaqeson dhe mbron interesat e anetaresise lidhur me te drejten per ushtrimin e lire e te pavarur te profesionit mjekesor dhe deklaron publikisht opinionet e tij per ngjarje e situata te veçanta mjekesore ne rajon brenda limiteve te misionit dhe te funksioneve te Urdhrit.
  10. Organizon punen per mbledhjen e kuotizacioneve dhe te detyrimeve te tjera te anetareve.
  11. Krijon marredhenie bashkepunimi me institucionet e administrates shteterore, me organizma jo qeveritare brenda rajonit, si dhe me organizata homologe te vendeve fqinje.
  12. I propozon Presidentit te Keshillit Kombetar per probleme e nisma qe i quan te domosdoshme per te rritur standardet e sherbimit ne rajonin e vet ose me gjere.
  13. Nxit dhe mbeshtet organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive studimore shkencore dhe kualifikuese te mjekeve dhe stomatologeve te rajonit dhe pjesemarrjen e tyre ne programet e Edukimit ne Vazhdim Mjekesor.
  14. I propozon Keshillit ose Presidentit te Keshillit Kombetar per dekorime, vleresime, shperblime si dhe per ndihma ne raste fatkeqesish per anetaret e Urdherit ne juridiksion.
  15. Kryesia e Keshillit Rajonal therret mjek ose/dhe drejtues institucionesh kur ndaj tyre, apo sherbimeve qe ata drejtojne ka ankese ose shprehje pakenaqesie, te cilet i njofton persa siper, i keshillon dhe sipas rastit relation ose i paralajmeron per gjykim disiplinor. Te gjitha keto pasqyrohen ne Dosjen personale te mjekut dhe protokolle te posaçme.