DREJTORITË

Struktura/Drejtoria Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve/CV Detyrat funksionale
President
- Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Dr. Fatmir Brahimaj - CV

1. Presidenti i Këshillit Kombëtar zgjidhet dhe shkarkohet me votim të fshehtë nga vet Këshilli.
2. Për zgjedhjen e Presidentit paraqiten më votim në Këshillin Kombëtar jo më pak se dy kandidatura alternative.
3. Presidenti i Këshillit Kombëtar ka këto kompetenca dhe detyra:

a. drejton dhe mbikqyr të gjithë veprimtaritë e Urdhrit në rang kombëtar.
b. nxjerr urdhëresa apo udhëzime për zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar.
c. thërret mbledhjet e Asamblesë, të Këshillit Kombëtar.
ç. thërret mbledhjet e jashtëzakonshme të Asambleve dhe Këshillave Rajonale.
d. në kuadër të marrëdhënieve me institucionet e administratës shtetërore, si dhe organizma të tjera brenda e jashtë vendit, përfaqëson Këshillin Kombëtar dhe shprehet në emër të tij.
dh. Në raste të veçanta, i autorizon të drejtën e nënshkrimit të dokumentave Zv.Presidentit ose Sekretarit të Përgjithshëm.
e. vet emëron ose shkarkon Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe punonjësit e aparatit të cilët nuk janë të zgjedhur.
ë. midis dy mbledhjeve të Këshillit Kombëtar merr vendime në emër të tij, të cilat i ratifikon në mbledhjen e rradhës të Këshillit.
f. thërret drejtues institucionesh, shërbimesh apo mjekë kur ka ndodhi në shërbimet e tyre dhe sipas rastit i këshillon, i relaton për proçes disiplinor në Urdhrin e Mjekëve ose i paralajmëron.
g. miraton emërimin apo shkarkimin e punonjësve jo të zgjedhur pranë Këshillave Rajonale.
gj. Ndërmerr nisma propozimi në organet ligjvënëse për projektligje apo dokumente të rëndësishme në fushën e shëndetësisë.
h. propozon në strukturat e Urdhërit kandidatura për t'u zgjedhur apo shkarkuar në organet e Urdhrit.
i. i propozon Këshillit Kombëtar, anëtarë të Urdhrit për dekorime dhe vlerësime të ndryshme;
j. organizon dhe mban marrëdhënie me organizma e forume ndërkombëtare dhe ratifikon në Këshillin Kombëtar marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi me to;
k. miraton pagat e të gjithë punonjësve të Aparatit Qëndror Ekzekutiv dhe strukturave të Këshillave Rajonale, shpërblime, honorare, etj.
4. Përpara çdo vendimmarrje të rëndësishme, Presidenti i Këshillit Kombëtar konsultohet me drejtuesit e tjerë të Këshillit Kombëtar.

ZV.President
- Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Dr. Dritan TREPÇA - CV

1. Zv.Presidenti i Këshillit Kombëtar zgjidhet dhe shkarkohet nga Këshilli Kombëtar.
2. Detyrat dhe funksionet e Zv.Presidentit janë:

a. mbikqyr dhe ndjek zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar, si dhe të Urdhëresave dhe Udhëzimeve të Presidentit të Këshillit Kombëtar;
b. mban kontakte me Këshillat Rajonale dhe monitoron në vazhdimësi veprimtarinë e tyre;
c. monitoron veprimtarinë administrative të Aparatit Qëndror Ekzekutiv dhe sektorëve pranë këtij Aparati dhe përgjigjet për mbarëvajtjen e tyre në mënyrë të veçantë sa i përket Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor, formimit profesional, zhvillimit të praktikës profesionale dhe standardeve të ushtrimit, etj;
ç. monitoron proçeset e regjistrim-liçensimit në nivel qëndror dhe rajonal dhe të mirëadministrimit të Regjistrit Themeltar Kombëtar dhe Rajonal;
d. e informon dhe mban të azhornuar Presidentin për të gjithë detyrat që mbulon;
dh. në mungesë dhe me porosi të tij merr kompetencat e Presidentit të Këshillit Kombëtar për periudhën që ai mungon.

Sekretare e Përgjithshme
- Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Kontilia Rapo - CV Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjësi kryesor për problemet tekniko-organizative të Këshillit Kombëtar dhe të Aparatit të tij. Ai mund te jetë mjek, jurist, sociolog ose ekonomist. Sekretari i Përgjithshëm kryen këto detyra:

1. Drejton dhe kontrollon mbarëvajtjen e punës në Aparatin Qëndror të Këshillit Kombëtar.
2. Mban kontakte me këshillat rajonale dhe koordinon veprimtarinë e tyre.
3. Kujdeset për krijimin dhe organizimin e komisioneve dhe grupeve të punës që ngrihen pranë keshillave të Urdhrit dhe kontrollon veprimtarinë e tyre.
4. Organizon mbledhjet e Këshillit Kombëtar.
5. Organizon marrëdhëniet publike dhe kontaktet me institucionet shtetërore dhe jo shtetërore të vendit, si dhe me organizata e forume ndërkombëtare.
6. Raporton dhe informon sistematikisht Presidentin dhe në mungesë të tij Zv.Presidentin lidhur me mbarëvajtjen e punës dhe detyrat specifike të tij.
7. Organizon dhe drejton punën për daljen e Buletinit dhe kujdeset për shtypshkrime të tjera.