Urdhri i Mjekëve u krijua në bazë të Ligjit 7708, datë 18.05.1993 “Për Krijimin e Urdhrit të Mjekëve”
Nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së Mjedisit të asaj kohe u ngrit Komisoni Qëndror i Përkohshëm,
i cili hartoi planin për njohjen e këtij organizmi në bashkësinë e mjekëve të të gjithë vendit dhe organizoi zgjedhjet për strukturat e tij.
12 Këshilla Rajonale për të gjithe vendin analogjikisht me ndarjen administrative të territorit të vendit.
Programi i transparencës për Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë.Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Urdhrit ë Mjekëve të Shqipërisë.
Meso me shumeBuletini është organ informativ dhe shkencor i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë me numër ISSN 2602562 që ka filluar të botohet në vitin 2000. Aktualisht botohen 3 numra në vit.
Meso me shumeTë nderuar pjesëmarrës në këtë ceremoni festive.
E nderuar znj.Ministre.
Të nderuar ish ministra të shëndetësisë.
Të nderuar deputetë, drejtues të institucioneve publike dhe jo publike;
Të nderuar mysafirë ndërkomëtarë.
Të nderuar përfaqësues të Urdhrave të tjerë profesional mjekësor, përfaqësues të
profesoratit dhe shoqatave mjekësore, përfaqësues të shoqatave të të sëmurëve,
përfaqësues të shtypit.
Të nderuar kolegë, zonja dhe zotrinj.
Është kënaqësi t’ju uroj mirëseardhjen në këtë mbremje festive, të shtëpisë së
përbashkët të mjekëve. Faleminderit për praninë tuaj, të cilën e konsideroj
nderim, respekt dhe një mbështetje të madhe për veprimtarinë e Urdhrit të
Mjekëve të shqipërisë ndër vite...
Dr. Fatmir BRAHIMAJ
President
Si në çdo degë të shkencës edhe në mjekësi është ecur: nga padija në aritjen e dijeve të sakta dhe
shkencore. Kjo s’ka qënë aspak e lehtë sigurisht ka kërkuar shumë punë, vrojtime të zgjatura,
prova dhe eksperimente, deshtime dhe arritje, humbje dhe fitore. Në këtë ecuri të gjatë dhe të
vështirë nga lashtësia deri në ditët e sotme objektivi ka qënë i njëjtë; mbrojtja e jetës, e shëndetit
fizik dhe mendor të njeriut, lehtësimin e vuajtjes së tij. Por prej lashtësisë mjekëve ju është lënë
një postulat: Primum non nocere (së pari mos dëmto).
Në këtë thënie mishërohen dy koncepte bazë të punës së mjekut: liria dhe përgjegjsia
profesionale e tij. Pavarësisht nga mënyra e punës apo niveli i dijeve të kohës, ky binom ka
funksionuar gjithmonë.
Dr. Fatmir BRAHIMAJ
President
Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është një risi e dekadave të fundit në sistemin shëndetësor shqiptar.
Krijimi i tij u arrit si një domosdoshmëri e kohës, si një imperativ në mjekësinë tonë.
Urdhri i Mjekëve është një organizëm që ka shumë kohë që ekziston në shumë vende të qytetëruara të botës.
Ai krijohet me vetë nismën e mjekëve, për interesat e tyre profesionale në shërbim të të sëmurëve, i pavaruar
nga hallkat shtetërore dhe pa asnjë ndikim ideologjik, partiak, racist, etnik apo fetar.
Nënkuptohet, se një gjë e tillë as nuk mund të konceptohej, pa le të realizohej pa vendosjen e një
sistemi shoqëror demokratik, të mbështetur në ekonominë e tregut, pa lirinë e mendimit dhe iniciativës
private.
Si rezultat i ndryshimeve dhe shtesave ligjore të bëra në Ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” nëpërmjet Aktit Normativ Nr. 2, datë 01.08.2024 të Këshillit të MInistrave, Urdhri i Mjekëve pas mbledhjes së Asamblese së Përgjithshme, këtë problematikë ja prezantoi dhe organizmave homologë ndërkombëtare.
Me datë 07 Shtator 2024 në Simpoziumin e 31 të Dhomave dhe Urdhërave të Mjekëve të Evropës Qëndrore dhe Juglindore në Prishtinë u votua një deklaratë mbështetëse ndaj Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.
Njëkohësisht, UMSH ka marrë mbështetje nga Shoqata Mjekësore Botërore (WMA) dhe nga Komiteti i Përhershëm i Mjekëve Evropianë (CPME) ku Urdhri i Mjekëve është anëtar.
- ZEVA 2024 OPA Statement
- Law Proposal of OPA - WMA
- Situation of OPA - CPME
Deklarata e Asamblesë Kombëtare të Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë
Tiranë, 30.08.2024
Në mbështetje dhe në zbatim të Ligjit Nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në
Republikën e Shqipërisë, sot më datë 30.08.2024 u mblodh Asambleja e
Përgjithshme e UMSH-së si organi më i lartë i tij, në një seancë të jashtëzakonshme
për të shprehur qëndrimin zyrtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë ndaj Aktit
Normativ Nr.2, datë 01.08.2024 - Për ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 123/2014
“Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” dhe deklaron si vijon :
Një zëri në unanimitet të plotë theksojmë mosdakordësinë tonë për mënyrën, shpejtësinë dhe momentin e papërshtatshëm të bërjes dhe miratimit së këtij Akti Normativ, pa u konsultuar dhe pa marrë sugjerimet tona si palë e interesuar direkt me të.
Ne jemi organizëm profesional me karakter, tipare dhe fushë veprimi të qartë, të përcaktuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje me organizmat homologe ndërkombëtare.
Ndryshimet ligjore dhe shtesat e bëra (në aktin normativ) transformojnë tërësisht thelbin, tiparet, karakterin, rolin, misionin dhe funksionin tonë.
Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë nga një ent-publik jo buxhetor, i pavarur dhe profesional që përfaqëson interesat e anëtarëve duke i harmonizuar ato në interes të publikut (siç përcaktohet qartë në Ligjin Nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”) kthehet në një pjesë, department apo shtojcë e Ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë
Për NE, pavarësia është tipari thelbësor, ku bazohet veprimtaria jonë si trup e vetërregullimit dhe vetëqeverisjes së profesionit mjekësor.
1. Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore është dokumenti themelor eskluziv i yni (hartohet dhe miratohet nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë). Në të zbërthehen parimet bazë të Betimit të Hipokratit në kontekstin e vendit tonë.
Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore përcakton, ruan, harmonizon dhe qartëson raportet midis Etikës, moralit dhe ligjit, pra del qartë, se nuk mund të korrigjohet nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë.
2. Kritetet e anëtarësimit, detyrimet e anëtarëve dhe koncepti i ushtrimit të profesionit janë të qarta dhe s’mund të përzihen me kontratat e punësimit.
3. Gjykimi Disiplinor Profesional pranë strukturave tona nuk mund të bëhet nga komisione, struktura dhe kritere të përcaktuara nga qeveria.
Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë ka hapësirën, detyrimet dhe përgjegjsitë e tij si gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë që veprojnë në sistemin shëndetësor të vendit, por sigurisht nuk mund të përballojë gjithë problematikat e këtij sistemi. Raportet e tij janë bërë të qarta si ligjërisht dhe praktikisht shumë korrekte, si me administratën e institucioneve të kujdesit shëndetësor, ashtu edhe me partnerët e tjerë të tij
Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë sot, mbështet plotësisht qëndrimet e mbajtura deri tani nga Drejtuesit e Këshillit kombëtar dhe strukturat pranë tij ndaj shtesave dhe ndryshimeve në ligjin për Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë.
Asambleja Kombëtare autorizon Këshillin Kombëtar dhe drejtuesit e tij që sa herë të jetë e nevojshme të sqarojë dhe të mbroj fort parimet, ekskluzivitetin, detyrat dhe përgjegjesisë e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë për të mbrojtur dhe për të mos cënuar Misionin dhe funksionit e organizmit tonë, në çdo kohë dhe në të gjithë rrethanat dhe instancat e nevojshme në vend, si dhe organizmat ndërkombëtare ku ne aderojmë.
Ne sot, njëzëri kërkojmë nga gjithë organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese (Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti i Republikës) që të rishikohet ky Akt Normativ dhe përfaqësuesit tanë të jenë pjesë e konsultimeve për të bërë një ligj të ri për Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë në kuadrin e përshtatjes dhe përafrimit së legjislacionit tonë më atë të Bashkimit Evropian dhe gjithmonë me përvojën tonë 30 vjeçare dhe modelet e homologëve ndërkombëtar, për të vazhduar si pjesë e denjë e organizmave të tyre.
Në rast se kjo nuk arrihet kjo Asambleja e Përgjithshme autorizon Këshillin Kombëtar dhe drejtuesit e tij ta dërgojnë këtë Akt Normativ në Gjykatën Kushtetuese.
DEKLARATË NGA URDHRI I MJEKËVE TË SHQIPËRISË
09.08.2024
Pas botimin ne fletoren zyrtare zyrtare u njohëm me aktin normative Nr. 2 datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 123/2014 Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.
Para botimit në Fletoren Zyrtare ne nuk kemi dituar asnjë detaj mbi ndryshimet dhe shtesat që i ishin bërë ligjit tonë.
NE si përfaqësues të ligjshëm të mjekëve dhe palë e interesuar direkt pritëm dhe kërkuam të thirreshim në diskutimin në detaje nen për nen të ndonjë drafti që do të ndryshonte Ligjin e sipërcituar (siç ka ndodhur më parë në hartimin dhe përmirësimin në tre ligjet e bëra për UMSH nga Kuvendi i Shqipërisë). Theksojmë se ne sot jemi një organizëm me një veprimtari 30 vjeçare, por kësaj here kjo gjë nuk ndodhi.
Sigurisht të gjitha strukturat tona do të studjojnë dhe analizojnë me hollësi ndryshimet dhe shtesa që i janë bërë Ligjit.
Urdhri i Mjekëve do të therras Asamblenë Kombëtare që do të shpreh qëndrimin zyrtar të tij. Ndryshimet dhe shtesa nëpërmjet këtij akti normativ që i janë bërë Ligjit janë thelbësore dhe e transformojnë tërësisht atë.
Në emblemën e UMSH është vendosur një libër dhe një peshore. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë edukon anëtarët (Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, standardet profesionale, edukimi i vazhdueshëm mjekësor, etj konfirmojnë karakterin edukativ të tij). Peshorja shpreh ekuilibrin midis interesave të anëtarësisë dhe harmonizimin e tyre në interes të publikut (dëshmuar me gjykimin disiplinor profesional).
Moto e Urdhri të Mjekëve është Drejton mjekët dhe mbron pacientët. Për punën dhe veprimtarinë tonë, vetëm dy muaj më parë gjatë festimeve të 30 vjetorit të krijimit të UMSH, ne morëm vlerësime pozitive, si nga ministria e linjës dhe nga homologët tanë ndërkombëtarë (mirënjohje nga Këshilli Evropian i Urdhërave të Mjekëve - CEOM, Shoqata Botërore Mjekësore - WMA, Komiteti i Përhershëm i Mjekëve Evropianë-CPME, etj)
Me ndryshimet e reja ligjore, UMSH nga edukues kthehet në ndëshkues, nga ent publik jo buxhetor i pavarur profesional kthehet në një shtojcë apo department të Ministrisë së linjës. Miratimi i Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore bëhet nga Ministria e linjës, përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe komisionit të apelimit rregullohet me vendim të këshillit të ministrave. Siç shihet, pavarësia humbet plotësisht, nuk ka asnjë element të vetrregullimit apo të vetqeverisjes profesionale siç i kemi patur në përputhje me ligjin dhe tiparet e homologëve ndërkombëtar. Pa përmendur klauzola të tjera në ligjin e ndryshuar, por që në fakt kanë të bëjnë me veprimtarinë e institucioneve shëndetësore publike (kontrolli i sistemit të referimit, kontratat e punës, etj) shihet qartë se ndryshimet ligjore bien ndesh me rolin, misionin dhe funksionin e UMSH-së. Këto ndryshime dhe shtesa prishin përputhshmërinë me homologët tanë ndërkombëtar.
Duke theksuar për mos dakortësinë tonë të plotë me këto ndryshime ligjore, kërkojmë nga të gjithë organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese ( Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria, Presidenti i Republikës së Shqipërise edhe si mjek) të ri shikohet ky akt normativ dhe përfaqësuesit tanë të jenë pjesë e konsultimeve për të bërë një ligj të ri për UMSH në kuadrin e përshtatjes së legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian dhe gjithmonë në përputhje me përvojën tonë 30 vjeçare dhe modelet e homologëve ndërkombëtar për të vazhduar si pjesë e denjë e organizatave të tyre.
Nëpërmjet mediave mësuam për skandalin e rëndë korruptiv në shërbimin e
onkologjisë të QSUT. Ku 8 persona (midis tyre 3 mjekë) ishin përfshirë në një
skemë abusive dhe kriminale gjatë ofrimit të shërbimit mjekësor. UMSH është
distancuar dhe shprehur gjithmonë ashpër ndaj çdo akti korruptiv të shfaqur tek
bluzat e bardha. Veprime të cilat bien ndesh dhe shkelin rëndë Etikën dhe
Deontologjinë Mjekësore, cënojnë besimin dhe marrëdhëniet mjek-pacient, si
elementë të domosdoshëm në suksesin e trajtimeve mjekësore.
Të tillë individë nuk duhet të kenë vend midis nesh. Ata nuk mund të baltosin dhe
të mohojnë punën, përkushtimin dhe sakrificat e gjithë armatës së madhe të
bluzave të bardha në mbrojtje të shëndetit të popullatës.
Ne inkurajojmë fort organet kopetente të sqarojnë dhe të evidentojnë qartë
përgjegjsitë e secilit duke ju dhënë dënimet e merituar.
Më datë 20 Tetor 2023, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë mori vendimin që të
gjithë mjekët që ushtrojnë profesionin në sektorin shëndetësor publik në Republikën e Shqipërisë,
nga muaji Janar 2024 kuotizacioni mujor i anëtarësisë së Urdhrit të Mjekëve nuk do të mbahet më në borderotë e pagave të mjekëve.
Pagesa e kuotizacionit të anëtarësisë nga ana e mjekëve mund te bëhet çdo muaj në shumën prej 400 leke ose një herë në vit në shumën prej 4800 lekë. Numrat e llogarisë ku mund të kryhen pagesat janë:
Emri i Bankës | Nr. Llogarisë |
---|---|
1. BANKA KOMB. TREGËTARE | 110007420 |
2. RAIFAISSEN BANK | 0100689745 |
3. TIRANA BANK | 0100305773100 |
4. INTESA SAN PAOLO | 1048531801 |
5. OTP BANK | 0100305773100 |
6. CREDINS BANK | 58436 |
7. ABI BANK | 002112198 |
Ligji per UMSH
Statuti i UMSH
Ligji per Profesionet e Rregulluara
Kodi i Etikes dhe Deontologjise Mjekesore
Rregullore e Praktikantit
Betimi i Mjekut
Politikat e Privatesise
Memorandum Bashkepunimi Fsdksh - Umsh
Memorandum Bashkepunimi Msh - Umsh
Memorandum Bashkepunimi Umsh - Qkev
Rregullorja e Gjykimit Disiplinor Profesional
Rregullorja e Regjistrimit, Anetaresimit dhe Licensimit K 2019
Udhezim per zgjedhjet e UMSH