Programi i Trasparencës-HYRJE
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik
(Urdhri Mjekëve) duhet të publikojë Programin e Transparencës të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e
Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion
sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional,
kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm,
lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit
të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit,
si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit,
brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik,
mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit
, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
E drejta për informim dhe ankimim
KËSHILLI KOMBETAR I URDHRIT TË MJEKËVE TË SHQIPËRISË
Adresa : Rruga ""Dritan Hoxha"" Pallati i ri LI-EM, Laprake (prane bankes Pro Credit) Tirane
Numra kontakti : +355 4 2 340 458 / + 355 4 2 340592
E-mails: albmedorder@albmail.com / kkumsh@gmail.com
Koordinator: Kontilia Rapo
- Formular Ankese
- Formular Kërkese
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues
Sipas Statutit te UMSH kontrollin e punes administrative dhe financiare e ben Keshilli Kombetar I UMSH-se.
Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë Nuk ka informacion)
Planet strategjike të punës (Nuk ka informacion)
Raporte monitorimi/auditimi(Nuk ka informacion)
Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së UMSH-se(Nuk ka informacion)
Proçedurat/mekanizmat e cdo akti nenligjor te UMSH-se perpilohen nga Aparati Qendror
Ekzekutiv I Keshillit Kombetar dhe me pas shperndahet ne te 12 Keshillat rajonale te UMSH per
sugjerime dhe ndryshime dhe miratimi I cdo akti nenligjor behet ne mbledhjen e rradhes se
Keshillit Kombetar te UMSH-se.
Raportet vjetore te organeve publike qe lidhen me procesin e vendimarrjes
Dokumentacioni I Urdhrit te Mjekeve qe nga Viti 1994 kur eshte krijuar dhe deri me sot ruhet ne
arkivin e Keshillit Kombetar. Po diskutohet qe ne te ardhmen Keshilli Kombetar ne mbeshtetje te
Ligjit “mbi Arkivat” te miratoj nje vendim te vecante per afatet se sa kohe do mbahen
dokumentat e UMSH.
- Lista e dokumentave qe administrohen nga UMSH-ja me afatet e ruajtjes. (Nuk ka infromacion)
- Formen e dokumentave/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)(Nuk ka infromacion)
Ndihma shoqerore/ subvensione te dhena nga UMSH
-Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga UMSH*
-Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
-Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
-Procedura e ankimimit*
Shënim: UMSH nuk e ofron këtë shërbim.
Dokumentat qe kerkohen me shpesh jane Licenca, certifikata e sjelljes se mire, deshmia e
praktikes.
Informacioni qe kerkohet me shpesh eshte:
-Numri aktual te mjekeve qe ushtrojne profesionin ne Republiken e Shqiperise,
-Sa mjeke te huaj jane te anetaresuar dhe licensuar prane UMSH,
-Sa ankesa mberrijne ne adrese te UMSH,
-Sa gjykime disiplinore ka bere UMSH,
- Sa mjeke specialiste dhe te pergjithshem te shperndare ne Republiken e Shqiperise sipas
qararqeve.
- Botimet...